Loading…
Miniera e Slivovës, ndër investimet e mëdha të kompanisë Avrupa
  • Jan 4, 2017 | 21:12

...

Kompania e mineralave Avrupa Minerals, merret me indentifikimin dhe shfrytëzimin e minierave në gjithë Europën, duke përfshirë edhe Kosovën. Konkretisht, miniera e Slivovës dhe dy miniera të tjera në Portugali janë pikat kyçe të investimit nga kjo kompani.

Në shtator të vitit 2016, Avrupa kishte zbuluar një minierë ari në Slivovë. Kjo u bë pas 11 shpuarjeve të tokës dhe ari duket se është i shtrirë përgjatë një distance prej 15 metrash, kishte bërë të ditur kompania përmes një komunikate, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkohë, Avrupa u tha investitorëve të saj se kishte shpenzuar 194 mijë dollarë për të financuar eksplorimin dhe gjetjen e minierave të reja. Nga to, në minierën e Slivovës ishin shpenzuar 25 mijë dollarë.

I gjithë ky investim ka bërë që aksionet e kësaj kompanie të shënojnë rritje. /gazetametro.net

13717142736964_slivovo

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë