Loading…
Ministrat me rroba të Bechtel&Enkas, përballen sonte për 53 milionët e humbur
  • 06/06/2018 | 15:38

...

Gjatë kohës sa ministër i Infrastrukturës ishte Lutfi Zharku i LDK’së u dha një prej tenderëve më të mëdhej në Kosovë, ai për rrugën ‘Arbën Xhaferi’ që lidh Prishtinën me Maqedoninë. Kjo e detyroi Zharkun të veshte rrobat e Bechtel&Enkas gjatë inspektimit.


Përveç që kritika pati për çmimin e lartë të tenderit dhe fshehjes së kontratës nga Qeveria, në këtë punë dolën edhe shumë komplikime të tjera, shkruan gazetametro.net.

Disa kohë pasi nisen punët, kompania e famshme Bechtel&Enka u ankua se Qeveria nuk ia kreu pagesat si duhet duke i shkaktuar, sipas tyre, dëme në makineri e në gjëra të tjera. Për këto, sipas ish-ministrit Lutfi Zharku, shteti ishte dakorduar me kompaninë që të paguheshin vetëm 14 milionë euro.

Mirëpo, pak kohë pasi në krye të kësaj ministrie erdhi një prej krahëve të Ramush Haradinajt, Pal Lekaj i cili veshi rrobat e njohur të Bechtel&Enkas, doli njoftimi nga Qeveria se kompanisë duhet t’i pagueshin jo më pak se 63 milionë. Pas kësaj pati reagime të ashpra, çka shtyri Qeverinë e Kosovës të negociojë sërish.

Pas thuajse një muaj Qeveria vendosi që në llogaritë e kompanisë të derdh hiç më shumë se 53 milionë euro, duke shtuar se ky ishte një sukses pasi u shpëtuan 10 milionë sosh. Mirëpo njohësit e fushës ngjallën dyshime se ky ishte një manipulim.

Pas njohësve, edhe mediat e raportuan këtë pagesë të shtetit me një ton kritik. Kjo shtyri përplasjen e ministrit aktual Lekaj dhe ish-ministrit Zharku. Përplasjet në largësi këta dy vendosën t’i lënë anash, dhe sonte do të përballen sy më sy.

Pal Lekaj do të jetë përball Lutfi Zharkut në Pressing të T7 për të folur rreth temës më aktuale në vend. Lekaj pretendon se dëmin kaq milionësh shtetit ia solli keqmenaxhimi i Zharkut, ndërkohë që Zharku pretendon se shteti është dashur të paguante vetëm 14 milionë, e jo 53.

Sido që të jetë, Kosova është e obliguar që 53 milionët, për të cilat u vendos dje në Qeveri, të derdhen në xhepat e pronarëve të kompanisë amerikano-turke./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë