Loading…
Ministrat s’ia vënë veshin Haradinajt, nuk i kryejnë detyrat për ‘Trepçën’
  • 19/10/2017 | 08:22

...

Nuk është kryer asnjë nga tetë detyrat për “Trepçën”, të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ua ka dhënë në fillim të muajit tre ministrave të tij.


Ministrat, madje, nuk kanë dhënë siguri se do t’i përmbushin ato.

Në formë të shkruar, detyrat u janë dhënë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, si dhe ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Ato ishin adresuar pasi, deri tash, nuk është ndërmarrë asnjë nga veprimet që ligji i miratuar një vit më parë, i parasheh për “Trepçën”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë