Loading…
Ministri Beqaj: Do të përkrahim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
  • 11/01/2018 | 18:41

...

Ministria i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar sot kompaninë e prodhimit të paneleve solare “Jaha Solar”. Gjatë vizitës së kësaj kompanie, ministri Beqaj ka parë nga afër punën që po bëhet në prodhimin e paneleve solare me standarde moderne. Pronarët e “Jaha Solar” e kanë njoftuar ministrin Beqaj me aktivitetin e kompanisë së tyre në fushën e energjisë së ripërtritshme në hap me standardet evropiane në këtë fushë.


Ministri Beqaj gjatë vizitës në hapësirat e “Jaha Solar”, i përgëzoi pronarët e kompanisë dhe stafin profesional të saj, për vullnetin në fushën e prodhimit, përkushtimin për të rritur kapacitetet prodhuese, si dhe për angazhimin e profesionistëve vendorë, sidomos të rinjve në fushën e teknologjisë.

Ai i ka njoftuar pronarët e kësaj kompanie me planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në fushën e përkrahjes së inovacioneve, rritjes së prodhimeve dhe promovimit të tyre në tregun evropian.

“Energjia do të jetë një nga sektorët prioritarë që do të përkrahen nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në vitin 2018. Ne do të përkrahim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në fushën e eksportit të produkteve të tyre, duke ofruar konsulencën e nevojshme dhe promovimin e tyre në tregun evropian”, tha ministri Beqaj.

Ai saktësoi se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të ndajë subvencione për inovatorët dhe ndërmarrjet, si dhe do të themeloi qendra të inovacionit dhe ndërmarrësisë, në të cilat do të bashkëveprojnë dija dhe ekonomia, me qëllim që dija të shfrytëzohet për përmirësim të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë