Loading…
Ministri detyrohet të heqë dorë nga kafiteria e famshme ‘Bon Vivant’
  • 14/01/2018 | 08:49

...

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), përmes një vendimi të publikuar në ueb-faqen e saj, ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hequr dorë nga menaxhimi i dy bizneseve private “Bon Vivant” dhe “Tranquille” me ç’rast ka shmangur konfliktin e interesit.


Në vendim, AKK thotë se menaxhimi i tyre paraqet konflikt të mundshëm interesi në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, transmeton gazetametro.net.

AKK, në vendim, thotë po ashtu se Ismaili është pajtuar me gjendjen, por është arsyetuar se nuk ka qenë i informuar, “por ka deklaruar se do të veprojë sipas ligjit në fuqi për të parandaluar situatën e mundshme të konfliktit të interesit duke sjellë dëshmi se nuk do të figurojë si person i autorizuar në këto biznese”.

“Pas këtyre veprimeve, nga z. Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë, kemi pranuar dokumentet zyrtare të lëshuara nga ARBK-ja, ku dëshmohet se zyrtari i lartë, Uran Ismaili, nuk figuron më si person i autorizuar në bizneset private me emër ‘Bon Vivant’ dhe ‘Tranquille’”, ka thënë AKK në vendimin e sa.

AKK thotë se me këtë veprim, ministri ka shmangur gjendjen e mundshme e konfliktit të interesit, mirëpo ka thënë se rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana tjera.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë