Loading…
Ministri Gashi: Do t’i ndihmojmë të rinjtë të përgatiten për tregun e punës
  • 01/10/2018 | 14:35

...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në shënimin e Ditës së Rinisë të organizuar nga “World Vision”.

Qëllimi i këtij organizimi ishte diskutimi me mbi 200 të rijnë nga qytetet të ndryshme të Kosovës, me këtë rast të rinjtë kishin  mundësinë të diskutojnë mbi punësimin, sipërmarrjen dhe se për problematikat që ata i shohin në komunitetet ku jetojnë, po ashtu të rinjtë gjatë këtij aktiviteti shpalosën idetë, dëshirat dhe aftësitë që kanë fituar për të festuar arritjet po ashtu edhe sfidat në të cilat kanë hasur.

Me këtë rast gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ministri Gashi tha se “MKRS  është e fokusuar tek të rinjtë që t’i specializoj dhe t’i ndihmoj në çështjen e punësimit , ne do të mbështesim çdo projekt i cili është në dobi për të rinjët dhe do të përkrahim çdo aktivitet që organizohet për të rinjët” tha ministri Gashi.

“Si ministri drejtpërdrejt nuk e mbulojmë çështjen e punësimit, por duke pasur parasysh se të rinjtë e Kosovës i takojnë moshës së re dhe rinisë, ne në programin tonë kemi paraparë një objektivë të veçantë, që ka të bëj me aftësimin dhe përgatitje për tregun e punës, javën e kaluar kemi certifikuar rreth 250 të rinj që kanë marrë pjesë në këtë projekt”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se “Viti 2019 do të jetë viti i të rinjve sepse kështu e kemi  paraparë në strategjinë e re për rini , për herë të parë ne do të kemi fondin rinor që do të jetë 1 milion euro i pari i këtij lloji në regjion që ka të bëjë me mbështetjen e të rinjve për ndërmarrësi dhe punësim”, tha ministri Gashi.

“Strategjinë për rini ne do ta ndryshojmë sepse dhjetë vite e fundit gjithçka ka ndryshuar, dhe se sot teknologjia është në kulm të zhvillimit, rrjetet sociale kanë efekt të madh në shoqërinë tonë, dhe kjo na detyron që ta ndryshojmë strukturën e departamentit të rinisë në mënyrë që t’iu përshtatemi rrethanave dhe kërkesave te të rinjve”, tha ministri Gashi

Ndërsa drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boqe Elmazi tha “se “world vision është gjithmonë aty ku është nevoja dhe ne jemi organizatë që në zemrën tone kemi fëmijët, që të arrihet mirëqenia e tyre duhet të funksionoj mirë çdo pjesë tjetër shoqërisë nuk mund të harrosh, familjen, institucionet kështu që ne do zgjerojmë programet tona sepse ka nevojë të punojmë me të rinjët në Shqipëri, Kosovë, më Bonje dhe vende tjera”, tha Boqe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë