Loading…
Ministri Gashi iu del krah gazetarëve, përkrah iniciativën e mediave për të qenë pjesë e ligjit të sponsorizimit
  • 09/11/2018 | 19:34

...

Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me disa përfaqësues bga mediat u takuan me Ministrin e Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi.


Arsyeja e takimit ishte mospërfshirja e mediave në ligjin mbi sponsorizime, transmeton gazetametro.net

Në takim, kryetari i OAK, Skender Krasniqi, falenderoi Ministrin për pritjen dhe tha se OAK së bashku me përfaqësuesit e mediave kanë identifikuar probleme që po e dëmtojnë këtë sektor.

Si problem është edhe ligji për sponsorizime ku duhet të përfshihen të gjitha mediat.

Ndërsa, Ardian Lama nga Rrokum Tv tha se ndryshimi në ligjin aktual ku duhet të përfshihen edhe mediat mund të ishte shumë e vlefshme. Kjo do të ndikonte në pavarësimin e mediave.

Ilir Mirena, përfaqësues nga mediat online, tha se brenga kryesore është të gjendet mënyra si mediat të përfshihen në këtë ligj.

Ai shtoi se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje në këtë drejtim.

Sejdi Demiri nga TChannel theksoi se ashtu siç janë përfshirë në këtë ligj rinia, kultura dhe sporti, është e domosdoshme që të përfshien edhe mediat dhe një gjë e tillë nuk mund të shihet si problem. Duke shtuar më tutje se ashtu siç monitorohen subjektet e tjera që përfshihen në ligj, ashtu mund të monitorohen edhe mediat, për këtë arsye jemi mbledhur rreth kësaj iniciative të gjithë së bashku për të kërkuar mbështetje nga ana juaj.

Eduard Kolnrekaj nga Tv Opinion shtoi përfshirja e mediave në këtë ligj do të ndikonte që ky sektor të qëndrojë më mirë financiarisht, do të pavarësohen dhe do të kemi media shumë të fuqishme.

Ndërsa Liridon Bahtijari nga Klan Kosova theksoi se amandamentimi i këtij ligji do të ishte një shtytje shumë e mirë financiare. Krahasuar me Shqipërinë ku paratë nga reklamat dhe sponsorizimet qarkullojnë më shumë, Kosova qëndron më mbrapa.

Ministri Gashi falënderoi pjesëmarrësit për takimin dhe theksoi se do të kenë përkrahjen e plotë drejt amandamentitmit të këtij ligji, andaj në lidhje me këtë do të formojë edhe një grup punues ku do të iniciohet një gjë e tillë.

Gashi gjithashtu theksoi se përkrahë këtë ndryshim dhe mediat gëzojnë mbështetjen e plotë nga ana e tij.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë