Loading…
Ministri Hamza beson se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon
  • 20/09/2018 | 12:06

...

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se prioritet e Qeverisë Haradinaj mbetet rritja e qëndrueshme ekonomike.

Sipas tij, rritja ekonomike ka arritur deri në 4 %, raporton EO.

Edhe pse Hamza tha se kjo është rritja më e larta në rajon, por që nuk është e mjaftueshme ngase ka shumë të rinj e femra të papuna.

Ai thotë se vendi ka nevojë të kalojë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, duke përkrahur sektorin privat.

“Kemi nevojë të kalojmë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, e kjo mund të arrihet vetëm duke qenë bartës sektori privat”.

Këto komente ai i bëri në konferencën “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, “White Book 2018”, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Ky dokument, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë.

Ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë