Loading…
Ministri Hasani ofron pagën e tij për të paguar një pjesë të gjobës për Xhakën e Shaqirin
  • 25/06/2018 | 21:07

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta jap për të paguar një pjesë të gjobës për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin të cilët u dënuan nga FIFA, pasi festuan golat e tyre me shqiponjë.


Ministri Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me para.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruar nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.

Vazhdon, djema e na bëni krenar

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë