Loading…
Ministri Hasani ua ulë qiranë prodhuesve vendor për 50 për qind
  • 05/01/2018 | 17:09

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka premtuar edhe një lehtësim për prodhuesit vendor. Ai të premten u ka premtuat bizneseve në Parkun e Biznesit në Drenas zvogëlim të qerasë për bizneset deri në 50 për qind.


Ministri Hasani ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta, por në të njëjtën kohë ka kërkuar që prodhimet të jenë sa më cilësore.

“Ne sot së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj kemi vizituar  zonën ekonomike në Drenas dhe i inkurajuam bizneset. Ne do të vazhdojmë përkrahjen dhe heqjen e të gjitha barrierave, por  ne e kemi një apel që të kenë prodhime sa më cilësore. Prodhuesve u mbetet që të fokusohen të cilësia, kurse ne do ta  shtojmë përkrahjen.  Prodhuesit kanë pasur ankesa se qiraja është e shtrenjtë. Ne sot po ua kumtojmë lajmin se  do ta zbresim 50 për qind qiranë që është një lehtësim për ta.  Nga janari do të paguajnë 50 për qind më lirë qiranë”, ka thënë ministri Hasani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë