Loading…
Ministri holandez jep dorëheqje për shkak të një gënjeshtre
  • 13/02/2018 | 18:51

...

Ministri i jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ai e kishte dëgjuar personalisht Vladimir Putinin, presidenti aktual i Rusisë, duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006.

Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte dëmtuar nga kjo çështje dhe se është e pamundshme për ta vazhduar punën e ministrit.

Në të kaluarën ai pati thënë se kishte marrë pjesë në një takim në vitin 2006, ku Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Ministri Zijlstra dje ka pranuar se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte dëgjuar tregimin nga dikush që ishte në mbledhje.

Ai tha se i konsideron deklaratat e Putinit si shumë të rëndësishme gjeopolitikisht dhe ka folur në mënyrë publike, duke shpjeguar se ka dashur ta mbrojë burimin e tij të informacionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë