Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka kritikuar idenë për ‘korrigjim’ kufijsh e cila është bërë teme dominante në Kosovë, madje duke shkuar deri aty sa tha se ‘Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Pakos së Ahtissarit’.
Ministri i Jashtëm gjerman, është shprehur skeptik për çfarëdo ndryshimi kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazetametro.net
Mass ka thënë se Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e planit të Ahtisarit, duke shtuar se ndryshimi i kufijve është shkak i vuajtjeve të pafundme, duke lënë të nënkuptohet se Gjermania nuk ka në tavolinë ndonjë opsion tjetër të njohjes së shtetit kosovar, përveç atij të ndërtuar mbi Pakon e Ahtissarit.
Ai gjithashtu ka thënë se ide të tilla rrezikojnë të hapin shumë plagë të vjetra në Ballkan.
“Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik. Pjesë e perspektivës evropiane është edhe fakti i bashkëjetesës në paqe dhe me të drejta të barabarta mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore.
Përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme. Ndaj ide të tilla i konsideroj jo vetëm si pak rezultative, por ato rrezikojnë të rihapin shumë plagë të vjetra në rajon”, ka deklaruar Mass. /gazetametro.net