Nuk ka nevojë të ndërmerren kundërmasa, por se përgjigjja e BeH-së mund të jetë kerkesa për përjashtimin e Kosovës nga marrëveshja, e cila garanton tregti të lirë, thotë ministri i BeH-së
Ministri i tregtisë se jashtmë dhe marrëdhënieve ekonomike i Bosnjë-Hercegovinës Mirko Sarovic ka deklaruar se, me rastin e aplikimit të taksës 100 për qind të cilën Kosova e ka aplikuar ndaj prodhimeve të BeH-së e Serbisë, nuk ka nevojë të ndërmerren kundërmasa, por se përgjigjja e BeH-së mund të jetë kerkesa për përjashtimin e Kosovës nga marrëveshja, e cila garanton tregti të lirë.
Mirko Sarovic sipas medieve të BeH-së ka thënë se njëra prej masave të mundshme, nëse Prishtina vazhdon me këto masa, është që të kërkojnë suspendimin nga kuadri i CEFTA-s (Marrëveshja e Evropës qendrore për tregtinë e lirë), por se do të kërkojë edhe suspendimin nga MSAA-ja (Marrëveshja mbi stabilizim-asociimin me BE-në), transmeton GazetaMetro.net.
“Ata takohen më 17 dhjetor, ndërsa ne Johanes Hahnin (komesarin e BE-së për politikë fqinjësore e bisedime për zgjerim) dhe Federica Mogherinin (përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri) do të njoftojmë për këtë), ka thënë Sarovic për televizionin TV Alfa.
Theksohet se Sarovic ka vlerësuar se Kosova, me hyrjen në CEFTA, ka pranuar edhe faktin se BeH në atë çast nuk e ka njohur Kosovësn, dhe se njohja nuk mund të jetë kushte për tregti të lirë./GazetaMetro.net