Loading…
Ministri Shala i hap rrugë Kosovës për tregti të lirë me Zvicrën
  • 23/11/2018 | 11:44

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në Gjenevë në prani të ministrave homolog të Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës, nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me këto 4 vende anëtare të EFTA-së.


Ky dokument me rendësi strategjike për Republikën e Kosovës parasheh thellimin e bashkëpunimit ekonomik me EFTA-në dhe gjatë vitit 2019 edhe fillimin e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lire me vendet e EFTAs-së.

Ministri Shala ka thënë se sot është një moment i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe për ekonominë, pasi është një hap drejt rrugës për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për ne si shtet, për ekonominë tonë, pasi është një hap para, në rrugën e duhur deri ta arrijmë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me këto vende.

Një marrëveshje e tillë nënkupton që të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë të eksportohen në Zvicër dhe në vendet tjera të lartpërmendura pa asnjë taks.

Në vazhdën e punës tonë për ta promovuar prodhimin vendor dhe eksportin ne tashmë po hapim rrugë dhe po gjejmë partner dhe tregje të reja për produktet tona”, ka thënë ministri Shala.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë