Loading…
Ministri Shala iu vë masë të gjitha produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
  • 06/11/2018 | 15:51

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka propozuar në mbledhje të Qeverisë që t’i vendosen taksa prej 10 për qind të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.


Ministri Shala e ka arsyetuar vendimin në mbledhjen e qeverisë duke shtuar se vendosja e masës është praktik e miratuar edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë analizën e duhur të produkteve të cilat e dëmtojnë në masë të madhe tregun në Republikën e Kosovës, andaj MTI propozon qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrin masa për importin të të gjitha produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Unë do t’i ceku vetëm një pjesë të produkteve që ministrat ta kenë të qartë.

Masa vendosen prej 10 për qind për të gjitha produktet e prodhuara dhe që kanë orgjinë nga Serbia dhe Bosnja duke përjashtuar produktet me brende ndërkombëtare. Unë po potencoj disa, qumështin produktet e qumështi, miellin, materiali ndërtimor, lëngjet, duke përjashtuar brendet ndërkombëtare, uji, makineritë, të gjitha produktet pa përjashtim që prodhohen në serbi dhe Bosnje. Kjo masë 10 për qind është praktik e miratuar edhe nga Organizata Botërore për Tregti”, ka thënë ministri Shala në mbledhje të Qeverisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë