Loading…
Ministrja befason me veprimin e saj, shkon me biçikletë në spital për të lindur
  • 19/08/2018 | 15:01

...

Ministrja për Gratë e Zelandës së Re ka udhëtuar në spital për të lindur fëmijën e saj të parë në javën e 42 –të me biçikletë.


Julie Genter nga Partisë e Gjelbër shkoi me biçikletë për të lindur për shkak se “nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në veturë”.

Ajo ka postuar fotografi në Instagram të saj dhe partnerit të saj duke shijuar udhëtimin “e bukur të dielën në mëngjes”.

Genter, 42 javë shtatzënë, tha se rruga për në spital “ishte pothuajse tatëpjetë”.

“Një mëngjes i bukur për udhëtim me biçikletë, drejt spitalit, për sjelljen në jetë të kësaj bebeje”, shkroi ajo në Instagram, transmeton Koha.net.

“Erdhi momenti, më uroni fat! (Partneri im dhe unë erdhëm me biçikletë sepse s’kishte hapësirë të mjaftueshme në veturë për stafin mbështetës… por po ashtu më dha disponim shumë të mirë)”, theksoi ajo.

Në qershor, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u bë udhëheqësja e dytë botërore për lindje në detyrë. Të dyja, ajo dhe Genter lindën në spitalin publik të qytetit Auckland.

Genter, 38 vjeçe, është avokate e njohur dhe e pasionuar pas çiklizmit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë