Loading…
Ministrja në shkuarje kërkoi thellim të bashkëpunimit mes Kosovës e Gjermanisë
  • 19/06/2017 | 18:15

...

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila po qëndron për vizitë në Berlin, sot zhvilloi takime me zyrtarë të Qeverisë gjermane, ku u bisedua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës.

Siç njofton zyra e ministres Tahiri, në Ministrinë për Ekonomi të Gjermanisë, Tahiri u prit nga drejtori për Ballkanin, Helge Tolksodorf. Në takim mori pjesë edhe Heike Backofen – Ëarnecke, zëvendësdrejtore për Ballkanin në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu.

“Në këtë takim, ministrja Edita Tahiri kërkoi thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar rëndësinë e rritjes së investimeve ekonomike të Gjermanisë në Kosovë. Ajo, po ashtu, vlerësoi rritjen e angazhimeve të Gjermanisë në Kosovë dhe rajon, me ç’rast nënvizoi se procesi i Berlinit po i jep një shtytje të re rimëkëmbjes ekonomike të rajonit, përmes stimulimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për infrastrukturën dhe interkonektivitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë gjermane të Ekonomisë, Helge Tolksdorf, tha se Gjermania mbështet shtetin e Kosovës në proceset e përparimit shtetëror si në planin e brendshëm ashtu edhe në integrimet euroatlantike, dhe fokusi jonë është po ashtu i përqendruar në përkrahjen ekonomike për Kosovën.

“Gjermania ka dhënë mbështetje financiare për interkoneksionin energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe ne jemi shumë të interesuar për funksionimin e saj, sepse në këtë mënyrë i bëjmë realitet angazhimet tona për interkonektivitetin rajonal në fushën e energjisë, që hap rrugë për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit”, theksoi Tolksdorf.

Kurse Ëarneke, zëvendësdrejtore për Ballkanin në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik theksoi përkushtimin e Gjermanisë për mbështetje ekonomike për Kosovën duke thënë se Kosova është në agjendën e prioriteteve ndërsa premtoi një bashkëpunim edhe më thellë në këtë drejtim. Ajo potencoi rëndësinë e zbatimit të agjendës së procesit të Berlinit si dhe angazhimet e tyre konkrete për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për Energjinë dhe vazhdimin e dialogut për fqinjësi të mirë në Bruksel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë