Loading…
Ministrja serbe e Drejtësisë: Kemi urdhër arrest edhe ndaj Thaçit
  • 11/01/2017 | 19:50

...

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic, duke folur për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, ka përmendur edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se edhe ndaj tij ka një urdhër arrest.


Ajo ka thënë se për dallim nga Haradinaj, Interpoli nuk e ka pranuar urdhër arrestin për Hashim Thaçin, ndaj të cilit tani ka një verdikt, për terrorizëm, shkruan gazetametro.net.

Në Serbi sipas saj është ende në fuqi urdhër arresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Në rastin e tij, ai akuzohet për terorizëm, e me ç’rast ka ardhur edhe deri tek zgjerimi i akuzës. Por për dallim prej rasteve tjera, Interpoli e ka ndaluar këtë padi për të mos u futur në sistemin e tyre”, ka thënë Kuburovic.

Ajo me këtë rast ka folur edhe për kërkesën për ekstradim të Ramush Haradinaj’t e cila do të dërgohet në Francë gjatë ditës së enjte.

Kuburovic tha se Serbia është duke e kërkuar ekstradimin e Haradinaj’t për krime të luftës ndaj civilëve gjatë vitit 1999 për të cilat nuk ishte dënuar në gjykatën e Hagës. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë