Loading…
Mino Raiola ia ofron Verrattin Barcelonës, kjo është përgjigjja e katalanasve
  • 14/03/2018 | 15:01

...

Mesfushori italian, Marco Verratti, është penduar që ka zgjedhur të qëndrojë te ekipi francez, Paris St. Germain, pas ofertave të shumta që i erdhën nga Barcelona verën e shkuar, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta franceze L’Equipe raporton që Verratti ka zhvilluar kontakte me drejtues të Barcelonës, me të cilët është diskutuar mundësia që italiani të transferohet në Barcelonë.

Agjenti i Verrattit, Mino Raiola, është urdhëruar nga lojtari që të kërkojë transferimin te Barça. Madje, raportohet se pas eliminimit nga Real Madridi, drejtuesit e PSG’së kanë menduar që ta shesin Verrattin për 100 milionë euro.

Megjithatë, Mundo Deportivo raporton që drejtuesit e Barcelonës kësaj radhe kanë refuzuar ta shqyrtojnë këtë transferim, pas blerjes së mesfushorit brazilian Arthur, që pritet të vijë në klub në janar të vitit 2019.

Verratti kishte thënë publikisht që dëshiron Barcelonën, por më vonë doli që e kishte vetëm për të marrë kontratë më të mirë nga PSG’ja, gjë që edhe e arriti. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë