Loading…
Mirush Kabashi rrëfen dramën e jetës së tij
  • 10/10/2017 | 22:23

...

Aktori Mirush Kabashi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Kabashi rrëfeu fillimet, teksa tha se pas 4 vitesh në aktrim për shkak të diktaturës së asaj kohe është detyruar të punojë në ndërmarrjen e hekurudhave. Sipas Kabashit shkak ishin problemet biografike pasi babai i tij dhe një dajë kishin mbaruar shkollë amerikane dhe konsideroheshin si spiunë.


Por, pas rreth dy vitesh punënë hekurudhë, Kabashi i’u rikthye sërish aktrimit.

“Im atë kishte shumë dëshirë t’i shkollonte fëmijët e tij, por dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishin në shkollë dhe regjimi i asaj kohe nuk lejonte më shumë se dy fëmijë me arsim, ndaj edhe konkurova në Akademinë e Arteve. Mua më pëlqente shumë aktrimi dhe fillova.

Përpara viteve 90 ne nuk njihnim vetveten, pas prishjes së sistemit artistët morën përgjegjësinë për të qenë zëdhënës të popullit. Pas 4 vitesh pasi punova si aktor detyrohem të punoj në ndërmarrjen e hekurudhave për shkak të problemeve biografike. Im atë dhe një nga dajat kishin mbaruar shkollë amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Drama të tilla nuk do t’ia uroja askujt. Unë nuk kisha bërë asgjë, isha në kulmin e ënrave, ishte trishtim i madh”,tha Kabashi.

tha se ky lloj i lëndimit ndodh vetëm pasi trupi juaj qëndron i mbledhur për një kohë të gjatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë