Loading…
Mishi 12 vjet i vjetër që erdhi nga Belgjika, çfarë masa janë marrë në Kosovë
  • 17/03/2018 | 18:29

...

Haxhiu: Dogana duhet të jetë transparente për skandalin me mish Agjencia e ushqimit e cila është përgjegjëse për sigurinë e ushqimit, nuk ka verejtur se mishi i importuar nga kompania belge “Veviba”,  është 12 vjet i vjetër.

Sipas ligjeve evropiane asnjë mish i ngrirë më i vjetër se tri vjet nuk lejohet të përdoret. Edhe pse Ministria e Tregtisë thotë që është duke e hetuar kompaninë “Euro Ida”, deri më tani nuk është bërë asnjë veprim konkret nga prokuroria apo Qeveria ndaj kompanisë apo Agjencisë së Ushqimit.

Ky rast po konsiderohet si  njëri prej skandaleve më të mëdha me produktet ushqimore për rrezikun e shëndetit të qytetarëve në vend.

Rasti me eksportimin e mishit të kalbur nga Belgjika është shndërruar në skandal europian.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë