Loading…
Misteri i antenave gjigante pranë Çernobilit: Njerëzit jetonin fare pranë tyre
  • 23/01/2018 | 17:02

...

 

Një fotograf ka arritur të udhëtojë deri në një zonë të izoluar të Ukrainës, ku ka parë për së afërmi dhe ka fotografuar një strukturë të tërë të qytetit, në të cilin jetonin një numër i konsiderueshëm banorësh, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Misteri në këtë lokalitet është që në atë qytet ishin të vendosura disa antena gjigante që askush nuk e dinte për çfarë shërbenin dhe thuhej që ishin aq të fuqishme, sa mund të ndërprenin sinjalet teknike të mbarë botës.

Antenat e quajtura Duga-3 nuk dihet nëse kishin lidhje me Çernobilin dhe katastrofën që kishte ndodhur më 1986, por ato kanë operuar nga viti 1976 deri më 1989, që shumë njerëz i bën të mendojnë që të dyja janë të lidhura.

Çernobili ishte një prej katastrofave më të mëdha të historisë, pasi shpërthimi i reaktorëve bërthamorë kishte rrënuar shumë qytete e fshatra dhe pasojat janë të pallogaritshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë