Loading…
Misteri i “Dyerve të Ferrit”, çfarë ka kaq të veçantë që as shkencëtarët s’po e kuptojnë dot?
  • 22/08/2017 | 13:39

...

Këto janë imazhe mahnitëse të, siç e quajnë shumë vizitorë, “dyerve për në ferr”, një krater i zjarrtë i shkaktuarnga një gabim gjatë shpimit, që edhe sot e kësaj dite ka mbetur një enigmë për shkencëtarët, pasi zjarri nuk arrin të fiket për më shumë se 40 vjet.


Krateri i gjerë 70 metra, që gjendet në afërsi të fshatit Derweze në Turkmenistan, u emërua si The Door To Hell (Dyert për në Ferr) nga vendasit, duke iu referuar flakëve të pafund dhe baltës që vlon pandërprerë, brenda në të. Fillimisht, kjo sipërfaqe e nivelizuar është identifikuar nga shkencëtarët sovjetikë në vitin 1971, si një zonë që besohej të jetë një burim i konsiderueshëm i gazit.

Një kamp u ngrit aty pranë, pasi sovjetikët ishin të kënaqur me sasinë e burimeve të gazit që besonin se do të gjenin aty. Megjithatë, toka nën sipërfaqen e shpimit filloi të shembet shumë shpejt, duke krijuar një krater të gjerë që besohet të ketë liruar sasi të mëdha të gazit metan, një rrezik potencial për fshatrat e afërta në Turkmenistan.

Më shumë se katër dekada më vonë, edhe pse krateri është ende në flakë, çdo vit qindra turistë dynden për të vizituar atë.

Shkretëtira Karakum ku është e vendosur Derweze, ka një nga rezervat më të mëdha të gazit në botë. Një vizitor, Will Keeping thotë se krateri ishte një nga njëqind vendet më të çuditshme për të vizituar para se të vdes njeriu. I intriguar, ai vendosi të shkojë të vizitojë atë ambient të zymtë, duke mos ditur se çfarë do ta presë.

Në fillim, dukej se ajo mund të ketë qenë një fenomen natyror, por skajet e kraterit po e kundërshtonin këtë konstatim. Unë mund të shihja mbeturina të ndryshkura të disa shufrave apo strukturave metalike, që të jepte të kuptoje se një lloj katastrofe ka ndodhur këtu shumë kohë më parë. Teksa po qëndroja atje duke vështruar në krater, madhësia dhe intensiteti i zjarrit brenda u bë gjithnjë e më e dukshme”, shpjegon vizitori Keeping i mahnitur me kraterin.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë