Loading…
Misteri i gruas që hyri në det në natën e Krishtlindjes, çfarë ndodhi me të
  • 28/12/2017 | 08:55

...

Një grua misterioze ishte parë duke hyrë në det në orët e para të natës së Krishtlindjes, kanë raportuar mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Një person kishte raportuar që rreth orës 3 pas mesnatës një grua kishte hyrë duke ecur në ujin e detit, por asnjë person nuk është raportuar i zhdukur.

Roja bregdetare urdhëroi menjëherë fillimin e një operacioni të kërkim-shpëtimit, ku u përdorën helikopterët, anijet  e shpëtimit dhe dy ekipe emergjente, por që nuk rezultoi në asgjë dhe operacioni u ndërpre.

“Ishte një person që hyri në ujë në ishullin Wight të dielën në orën 3 të mëngjesit. Ne besojmë që kjo ngjarje ndodhi definitivisht, por asgjë nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve të imtësishme”, tha zëdhënësi i Rojes Bregdetare të Britanisë së Madhe.

“Ende nuk e dimë çfarë ndodhi saktë, nëse personi në fjalë ka dalë nga uji apo diçka më e keqe ka ndodhur”, përfundoi ai, duke e lënë të pazgjidhur misterin për gruan që hyri në ujë në natën e Krishtlindjes. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë