Loading…
Misteri i madh i zhdukjes së Malaysia Airlines MH370, edhe një provë tjetër kërkimi
  • 07/01/2018 | 12:39

...

Autoritetet malajziane kanë vendosur ta provojnë dhe njëherë fatin në gjetjen e avionit të zhdukur  Malaysia Airlines MH370, i cili kishte 239 njerëz në bord.


Mund të quhet dhe “misteri i shekullit” zhdukja e këtij avioni, ndodhur në mars të vitit 2014, ku ende nuk ka asnjë të dhënë, asnjë shenjë, edhe pas një kërkimi prej 710.000 kilometra katrorësh në det, me mjetet nga më të specializuarat dhe me një kosto prej më shumë 112 milionë dollarësh.

Kërkimi u braktis kohë më parë, por qeveria e Malajzisë ka vendosur t’u rikthehet kërkimeve. Ajo ka pajtuar kompaninë Ocean Infinity me bazë në SHBA, e cila do të angazhohet në një zonë të re  kërkimi në Oqeanin Indian, në rreth 25,000 kilometra katrorë.

Ka ende shpresë pra, jo thjesht për gjetjen e mbeturinave të avionit, por dhe të zbardhjes së misterit që e ka shoqaruar zhdukjen e tij me mbi 200 jetë njerëzore brenda.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë