Loading…
Mjekët menduan se ishte kancer, po ishte një lodër e gëlltitur si fëmijë
  • 02/11/2017 | 13:54

...

Një burr 47 vjeçar nga Britania e Madhe ndoshta feston ditëlindjen e dytë, pasi mjekët nën dyshimin e tumorit të mushkërive, zbuan një pamje të errët që ishte e dukshme në radiografitë, e që në fakt ishte një lodër që ai kishte gëlltitur si fëmijë, raporton Daily Mail.


Pacienti, emri i të cilit nuk u publikua, më shumë se një vit ai u ankua për kollë të shoqëruar me pështymë të verdhë.

Ai bëri incizimin e mushkrive me dhe ishte vërejtur një njollë në mushkëri të cilat janë të lidhura menjëherë me faktin se ai ishte një duhanpirës kohë të gjatë. Ata menjëherë dyshuan tumor. Është dërguar për analiza të mëtejshme dhe u gjet se nuk ishte një tumor. Në mushkëri u gjet një kon plastike në miniaturë i cili vendoset për të bllokuar rrugën, të cilën ai e kishte gëlltitur kur ishte fëmijë, rreth 40 vjet më parë, përcjell gazetametro.net.

Mjekët, të cilët e vlerësuan si rast interesant e publikuan atë në faqen ku publikohen zbulimet shkencore dhe rastet e veçanta nga përvoja në punët e tyre. U konsiderua si mister mjekësore, pasi për shumë vite ajo lodër nuk kishte krijuar ndonjë efekt anësor.

“Ky është rasti i parë i njohur ku një trup i hauj për rreth 40 vite nuk vërehet dhe nuk shkakton pobleme në trupin e njeriut”, thonë mjekët.

Lodra të cilën burri e kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e tij të 7’të, iu hoq nga trupi, dhe tani ai më nuk vuan nga problemi i kollës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë