Loading…
Mjeku kosovar i reagon ashpër Hetem Ramadanit: Kujdes, hapni sytë
  • Nga

  • JUSUF ULAJ

  • 22/04/2018 | 16:57

...

Pra, paraqitja e tij kohëve të fundit në media si mesie, shpëtimtar i njerëzimit dhe shërues i të gjitha sëmundjeve në të cilat mjekësia konvencionale (e pranuar dhe praktikuar botërisht) ka dështuar, është absurd dhe i pa pranuar.
Mjekësia e vjetër Indiane nga periudha e Vedës (Ayuorveda medicine), mjekësia e vjetër kineze, rëndësia e ushqimit, meditimi dhe rëndësia e vetëkujdesit (self care) që ngërthen në vete edhe ushqimin e shëndetshëm e aktivitetin fizik janë të njohura dhe të pranuara nga mjekësia konvencionale (bashkëkohore).

Poashtu, Meditimi Transcendental i Maharishi Mahesh Yogi, Deepak Chopra e autorë tjerë të mjekësisë alternative janë të pranuara dhe ka shumë punime shkencore, shkolla e qendra të ndryshme nëpër vende të ndryshme të botës. Unë kam kryer edukime në SHBA për ushqimin si mjekësi (food as medicine) dhe metoda të ndryshme të meditimit për trajtimin e traumës psikologjike dhe sëmundjeve tjera kronike.

I praktikojë personalisht dhe ua rekomandojë klientëve dhe njerëzve në përgjithësi. Ka një problem me atë që thotë Hetem Ramadani dhe realiteti i arritjeve shkencore të gjerëtanishme në shërimin e plotë të disa sëmundjeve kronike të cilat tash për tash konsiderohen të pashërueshme.

Pra, paraqitja e tij kohëve të fundit në media si mesie, shpëtimtar i njerëzimit dhe shërues i të gjitha sëmundjeve në të cilat mjekësia konvencionale (e pranuar dhe praktikuar botërisht) ka dështuar, është absurd dhe i pa pranuar.

Hallin e kam se, njeriut tonë të lodhur nga jeta dhe të dëshpëruar nga sëmundja po i jepet një informatë jo e saktë dhe shpresë e rrejshme. Tash, në mesin tonë përpos Burdushit e shumë matrapazëve tjerë që veprojnë në Kosovë pa kurrfarë kontrolli nga Institucionet e shtetit i shtohet edhe një Ramadan.

Po të kishte arrijtë dikush sot, në nivelin global, me çfarëdo metode të shërojë plotësisht diabetin dhe të heqë insulinën nga përdorimi, po të arrinte dikush të shërojë sëmundjet degjenarative (të pakthyeshme) të trurit si Alzheimer disease, Parkinson disease, paralizat e ndryshme, skizofreninë, të shëron të gjitha format e kancerit etj., do të fitonte çmimin Nobel për secilin nga këto zbulime. Ne si shqiptar do të mburreshim edhe me një fitues të këtij çmimi.

Nuk e minimizojë ndikimin e Big pharma dhe nuk e minimizoj rëndësinë e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm për ruajtjen e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ndihmesën që kanë këto në trajtimin komplementar (alternativ), por nuk guxojmë të lejojmë që ky njeri pa edukim mjekësor, që ka “vetëstudjuar”, paska shkruar libra, që përmend emra personalitetesh të ndryshme politike, të manipulojë më njerëzit në nevojë.

Pra, si mjek me përvojë 34 vjecare dhe edukim konvencional e alternativ, apelojë që të hapni sytë në mënyrë që dikush të mos e paguajë me jetë një eksperiment të dikujt që për bazë ka deluzionin e madhësisë dhe omnipotencën. Hetemi mundet me dhënë këshilla për rëndësinë e meditimit, healthy food dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por assesi t’i fut hundet aty ku mjekësia bashkëkohore deri sot ende nuk ka ofruar zgjidhje të saktë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë