Loading…
Mkhitaryan s’ka fjalë të mira për Mourinhon, tregon dallimin me Arsene Wenger
  • 14/02/2018 | 13:41

...

Henrikh Mkhitaryan e ka thumbuar ish-menaxherin e tij te Manchester United, portugezin Jose Mourinho. Pas kalimit te Arsenali këtë janar, mesfushori nga Armenia ka thënë që ka thënë që trajneri Arsene Wenger është më miqësor dhe më i kuptueshëm, transmeton Gazeta Metro.

29 vjeçari u transferua te Arsenali në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez. Trajtimi i tij nga United u vlerësua për të keq, pasi klubi e shfrytëzoi si monedhë këmbimi për ta blerë një lojtar tjetër.

“Wenger është më miqësor, i kupton lojtarët dhe është më i qetë. Ky është ndryshimi mes tyre”, tha Mkhitaryan kur u pyet për dallimin mes dy trajnerëve.

Ai shtoi që nuk dëshiron që të gjejë arsyetime për kohën e vështirë që kaloi në United nën Mourinhon, por është i kënaqur me futbollin sulmues që luan Arsenali. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë