Loading…
‘Mobilizohet’ Kuvendi për rrëzimin e Speciales
  • 13/01/2018 | 09:33

...

Kryesia e Kuvendit pritet të vendosë në pjesën e parë të javës së ardhshme rreth iniciativës së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ani se kjo çështje nuk figuron në rendin e ditës.


Rrezikun për “ringjalljen” e iniciativës e kanë nuhatur ndërkombëtarët, të cilët të premten kanë shtuar presionin kundër një vendimmarrjeje të tillë.

Përpos takimeve që diplomatë të akredituar në Prishtinë kanë zhvilluar me përfaqësues institucionalë dhe me lidershipin e partive, ata kanë rikujtuar, të premten, edhe rreziqet me të cilat do të përballet Kosova në rast se rrëzohet Specialja, shkruan sot Koha Ditore.

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, e cila ende është pezull në Kuvend, përbën “shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj”, thuhet në një deklaratë që gjatë ditës e kanë lëshuar përfaqësuesja e posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Shfuqizimi i Speciales nuk është ndalur, të mërkurën shqyrtohet kërkesa për seancë

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë