Loading…
Modeles i bëhet kanceri në gishta nga rregullimi i thonjve
  • 14/06/2018 | 15:27

...

Një amerikane u diagnostifikua me kancer të lëkurës për shkak të trajtimeve të thonjve që kishte bërë përgjatë jetës, transmeton Gazeta Metro.

20 vjeçarja Karolina Jasko, që ishte shpallur Miss Illinois, ishte duke rregulluar thonjtë kur vërejti një vijë të zezë përfundi thonjve. Pasi shkoi menjëherë te mjeku, ajo u diagnostifikua me kancer.

Gishti i saj i madh i dorës është i dëmtuar nga sëmundja kurse ajo ka humbur edhe disa thonj të gishtërinjve të tjerë. Karolina, që tash është konkurrente në Miss SHBA, thotë që dëshiron të ngrisë vetëdijen te njerëzit për rrezikun që sjellin rrezet ultraviolet dhe preparatet tjera që përdoren për tretmane të thonjve nëpër sallonet e bukurisë.

Dermatologu i tha që në shfaqjen e sëmundjes mund të kishte kontribuar edhe historia e familjes së saj. Disa paraardhës të saj kanë pasur kancer.

Për të ulur rrezikun nga këto lloje të kancerit në lëkurë, mjekët rekomandojnë që para së te shkohet nëpër sallone të bukurisë, të përdoret krem i ngjashëm me atë kundër diellit që përdoret nëpër plazhe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë