Loading…
Modelja argjentinase të mbajë premtimin pas kualifikimit të Kombëtares
  • 11/10/2017 | 22:52

...

Me një paraqitje fantastike të Lionel Messi në fitoren 1-3 ndaj Ekuadorit, Argjentina arriti të siguronte pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018.

Tifozët argjentinas kanë një dilemë tjetër pas kësaj ngjarje- duhet të zgjedhin një tifoze të zjarrtë të Kombëtares, se në cilën pjesë të trupit ajo duhet të bëj tatuazhin të cilin e kishte premtuar para lojës së fundit.

Bukuroshja Ivana Nadal e dha premtimin në rrjetet sociale vetëm disa orë para se fillonte ndeshja me Ekuadorin.

Modelja që është paneliste në shoun televiziv Arrovan, shkroi për ndjekësit e llogarinë së saj në Instagram, se ata do të vendosin në cilën pjesë të trupit duhet bëj tatuazhin.

“Nuk e di se ku, do të zgjedhim një pjesë të mirë. Thuajeni dhe pastaj vërtetojeni”, ka shkruar ajo.

“Premtimin e dhashë. Përpara, Argjentina jeta ime. Duhet të fitojmë sot”, ka shkruar ajo, pak kohë para se Lionel Messi të shënonte hat’trick për kualifikimin e shumëpritur./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë