Loading…
Modelja futet në mes të peshkaqenëve, por e pëson
  • 11/07/2018 | 17:10

...

Një modele e re 19 vjeçare është futur në ujë e rrethuar nga peshkaqenët, por është penduar për këtë veprim.


Një muaj më parë, modelja Katarina Zarutskie ka udhëtuar me të dashurin e saj në Bahame, por ajo që i ndodhi është diçka që nuk e kishte pritur, transmeton gazetametro.net

Në të vërtet, mund të thuhet se fajin për këtë e ka vetë ajo.

Kjo pasi me të vërejtur se në ujë kishte peshkaqenë, ajo kishte shkuar që të notojë me ta, kjo përkundër paralajmërimit nga i dashuri. Modelja nuk u frikësua që ta bëjë këtë, pasi bëhej fjalë për një lloj peshkaqeni që nuk konsiderohet i rrezikshëm.

Mirëpo, posa ishte futur në ujë, një nga peshkaqenët e ka kafshuar atë në dorë dhe e ka tërhequr nën ujë. Modelja ka reaguar qetë dhe menjëherë kishte nxjerr dorën e gjakosur mbi sipërfaqe në mënyrë që të mos tërhiqte peshkaqenët e tjerë.

Ajo e ka përshkruar përvojën si të frikshme, por se i është dashur të reagojë e qetë nëse dëshironte të shpëtonte mirë nga aty. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë