Loading…
Modelja kafshohet nga peshkaqeni teksa bënte fotografi
  • 12/07/2018 | 11:01

...

Një modele që po bënte fotografi në ishujt Bahamas është kafshuar nga peshkaqeni, raporton CNN, transmeton Gazeta Metro.

Për modelen Katarine Zarutskie dukej rasti ideal për ca fotografi në ujërat kristale të ishujve më të mirë në botë. Aty mund të notohet edhe me peshkaqenë të një lloji që janë të parrezikshëm për njerëzit. Mirëpo, modelja nuk pati fat.

19 vjeçarja po bëhej gati të pozonte për aparatin kur njëri nga peshkaqenët e kafshoi në krah.

“Papritur m’u duk që 15 persona po më tërhiqnin nga poshtë në ujë me fuqi të madhe. Nuk dija asgjë dhe adrenalina u rrit shumë”, tregon ajo.

Megjithatë, ajo shpëtoi pa lëndime të rënda, pasi që peshkaqenët e këtij lloji nuk janë të rrezikshëm për njerëzit.

Përgjegjësi për kafshët në këtë lokacion tha që peshkaqeni ka gjasa ta ketë ngatërruar krahun e vajzës me ushqim pasi që ishte koha kur ata ushqehen nga kujdestarët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë