Loading…
Modelja shqiptare flet për filmin erotik në Spanjë: Shpejt do të më shihni në film
  • 11/02/2018 | 19:32

...

Një ndër të ftuarat e pjesës së parë të emisionit “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ka qenë edhe modelja e njohur Aurela Hoxha.


Prej pak kohësh Aurela ndodhet në Spanjë dhe largimi i saj ka sjellë aludime të shumta. Por më në fund, modelja ka treguar arsyen e largimit dhe jetesën e re jashtë Shqipërisë.

Aurela ka zbuluar se ndodhet në Spanjë për shkak të një projekti të ri që ka nisur dhe më pas është pyetur nga gazetari se kur do të dëgjojmë diçka të re për të.

“Shpresoj që kësaj radhe të dëgjoni diçka nga mediat e tjera jo shqiptare, mund të më shihni në një film. Nuk dua të flas para kohe por do të vij me një projekt të ri dhe nuk dua që e gjithë puna ime të shkojë kot”.- ka thënë ajo.

Tashmë ne jemi në pritje që përveç se modele ta shohim Aurelën edhe si aktore në kinematografinë e huaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë