Loading…
Modric: Anglezët arrogantë, duhet të respektojnë më shumë rivalët
  • 12/07/2018 | 09:05

...

Luka Modric ka akuzuar gazetarët dhe komentatorët anglezë për mungesë respekti ndaj kroatëve, në gjysmëfinalen e djeshme që përfundoi me eliminimin e Anglisë, transmeton Gazeta Metro.

Mesfushori i kombëtares së Kroacisë ka rrëfyer që ekipi i tij ka përdorur fjalët dhe parashikimet e anglezëve për t’u motivuar para ndeshjes, ndërsa shton që anglezët duhet të jenë më modestë dhe të respektojnë rivalët e tyre.

“Njerëzit po flisnin, gazetarët dhe komentatorët anglezë nëpër televizione. Ata e nënçmuan sonte Kroacinë dhe ky ishte gabim i rëndë. Të gjitha ato çfarë u thanë ne i lexuam dhe thamë, ‘mirë, do ta shohim në fushë kush është i lodhur”, tregon Modric.

Kroacia u kthye nga disavantazhi për të fituar sfidën ndaj anglezëve duke siguruar kështu finalen e parë në histori të Kupës së Botës.

Kroacia do të ndeshet të dielën me Francën në finale, ndërsa Anglia do ta kërkojë vendin e tretë në sfidën ndaj Belgjikës të shtunën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë