Loading…
Modric në gjykatë, akuzohet për dëshmi të rreme
  • 19/06/2017 | 16:13

...

Prokurorët kroatë thanë të hënën se po hapnin një hetim nëse Luka Modric i Real Madridit dha dëshmi të rreme në gjyqin e ish-shefit të fuqishëm të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç.


Mesfushori 31-vjeçar dyshohet për “kryerjen e veprës penale të dhënies së dëshmisë së rreme” më 13 qershor në gjykatën në Kroacinë lindore, sipas deklaratës së prokurorëve.

Deklarata nuk e emëroi Modric direkt por i referohej “një shtetasi kroat i lindur në 1985”.

Modriç u thirr javën e kaluar për të dëshmuar mbi detajet e transferimit të tij në vitin 2008 nga Dinamo në Tottenham Hotspur. Pastaj, ai u bashkua me Real Madridin në vitin 2012.

Prokurorët pretenduan se, kur u pyetën javën e kaluar, Modric ka gënjyer kur tha se kishte nënshkruar një aneks të një kontrate me Dinamo rreth kushteve për transferimet e ardhshme në korrik të vitit 2004./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë