Loading…
Modric: Unë isha i lodhur pas Kupës së Botës, por tani ndihem më mirë
  • 20/09/2018 | 14:30

...

Luka Modric ishte fantastik në ndeshjen që Reali e zhvilloi me Romën në ‘Santiago Bernabeu’


Mesfushori kroat më në fund tregoi një paraqitje të madhe këtë edicion me fanellën e Real Madridit, transmeton GazetaMetro.

32-vjeçari është i kënaqur me performancën personale dhe atë të skuadrës së Realit në fitoren 3-0 ndaj Romës.

“Shumë i lumtur me performancën e skuadrës dhe fitoren e arritur,” ka thënë Modric.

“Ishte një performancë perfekte, ne krijuam shumë raste dhe mund të shënonim më shumë se tri gola.

“Unë isha mentalisht dhe fizikisht i lodhur nga Kupa e Botës, por unë tani ndihem më mirë dhe shpresoj që të luaj kështu,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë