Loading…
Mogherin pas takimit me Thaçin e Vucic’in: Përmbahuni nga fjalët dhe veprimet që po bëni
  • 08/11/2018 | 21:11

...

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pas takimi që pati me Presidentin Hashim Thaçi  dhe Presidentin Aleksandar Vucic, ka thënë se BE pret nga Kosova dhe Serbia që të tregojë angazhimin dhe përkushtimin e tyre në lidhje me dialogun njofton gazetametro.net.


“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të tregojnë përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Mogherinit, njofton gazetametro.net.

Tutje Mogherini iu ka bërë thirrje dy presidenteve që të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialog dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve.

“Në diskutimet e saj me dy presidentët, Federica Mogherini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për Dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”.

Ndërkaq, Mogherini ka treguar se do të mbesin në kontakt për takimin e radhës mes presidentit Thaçi dhe Vucic./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë