Loading…
Molliqaj: Asnjë Qeveri nuk largoi flamurin e Serbisë, të Shqipërisë e larguan në terr
  • 13/02/2018 | 22:43

...

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj i është bashkuar debatit lidhur me zëvendësimin e flamurit të Shqipërisë me atë të Kosovës në hyrje të Prishtinës te vendi i njohur si ‘Te Rethi’. Molliqaj e ka quajtur këtë Qeveri si të territ duke përmendur faktin që flamuri i Kosovës u vendos në terr, shkruan Gazeta Metro.


Ai po ashtu ka thënë që shteti i Kosovës nuk mund të forcohet nëse përdhoset flamuri kombëtar.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Molliqajt:

Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë.

Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ. /gazetametro.net

Pas shumë tensionesh vendoset flamuri i Kosovës ‘Te Rrethi’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë