Loading…
Molliqaj: Vetëvendosja nuk është për nisma, por për intervista
  • 17/07/2018 | 00:01

...

Deputeti nga rradhët e PSD’së, Dardan Molliqaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, kryesisht është ndalur të flas për dialogun mes Kosovë – Serbi dhe rrëzimin e Qeverisjes Haradinaj.


Molliqaj ka thënë se as LDK’ja e as Vetëvendosje nuk kanë treguar gatishmëri për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të flitej për dialogun.

Tutje, Molliqaj ka thënë se “nuk ka gatishmëri as LDK-ja as Vetëvendosja të ngre mocion votëbesimi për Qeverinë Haradinaj”.

“Për 5 minuta mund t’i mbledhim nënshkrimet tona, nëse ata i kërkojnë. Por ata nuk do ta bëjnë këtë, sepse faktori ndërkombëtar e ka bërë të qartë se nuk ka zgjedhje pa përfunduar dialogu. Unë sonte po i ftojë publikisht edhe LDK-në edhe Vetëvendosjen që të na japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Unë po ju them sonte se as LDK-ja e as VV-ja nuk do t’i japin nënshkrimet. Ose le ta nisin ata, ne do t’ua japim”, ka thënë Molliqaj.

Ata, duke lënë të kuptohet se është fjala për anëtarët e VV-së, nuk janë për nisma, por për intervista.

“Ka një garë brenda opozitës se kush është më opozitë. Hajde po dalim se kush është gati për zgjedhje dhe kush është gati ta pengojë Thaçin. Ne sfidojmë LDK-në dhe VV-në të na japin nënshkrime për të dyja këto çështje”, ka thënë ai në Interaktiv.

Molliqaj ka thënë se PSD-ja është gati për zgjedhje, derisa ka thënë se nuk do të diskutohet kalimi i pragut.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë