Loading…
Momenti i rrëzimit të aeroplanit rus me 71 persona në bord
  • 11/02/2018 | 22:33

...

Kamerat e një objekti afër vendit ku u rrëzua aeroplani rus kanë kapur momentet kur ai përplaset në tokë dhe duken flakët.


Në videon e publikuar nga mediat në Rusi dhe Serbi nuk ka pamje të qartë, mirëpo në të duket një shpërthim i madh i cili solli edhe 71 viktimat, transmeton gazetametro.net.

Sipas teknikëve të aeroportit, aeroplani që u rrëzua ishte kontrolluar dje në Penza dhe sipas tyre këso kontrollash bëhen çdo dy ditë.

Ata nuk e kanë të qartë se cilat kanë mundur të jenë shkaqet e rrëzimit pasi sipas raporteve aeroplani ishte në rregull.

Ministria ruse e situatave emergjente njoftoi se kishte dërguar ekuipazhin në vendin e rënies së avionit. Burimi i shërbimit të urgjencës thotë se kushtet e këqija të motit, gabimet e pilotëve ose dështimet teknike mund të jenë shkaku i aksidentit. Ky burim shtoi se, megjithatë, kushtet e motit nuk ishin aq të këqija.

Ndryshe, aeroplani me 65 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit fluturoi në qytetin Orsk dhe u rrëzua në kufi me Kazakistanin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë