Loading…
Momenti kur dy adoleshentët e dehur e sulmojnë menagjerin në restorant |VIDEO
  • 08/08/2018 | 19:11

...

Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale e tregon momentin kur dy adoleshentë të dehur fillojnë të sulmojnë menagjerin e restorantit McDonald’s, pasi që ky i fundit u kishte thënë atyre të largohen, transmeton gazetametro.net


Një person që ndodhej në të njejtin vend e ka filmuar sulmin që ka ndodhur në Lincolnshire, Boston të martën rreth orës 11.

Sipas DailyMail, dy djemtë janë njëri i moshës 16 vjeçare, ndërsa tjetri 19, dhe thuhet se ata kanë qenë të dehur bashkë me babin e tyre, i cili ishte po ashtu prezent kur ndodhi incidenti.

Personat në fjalë filluan t’u thonin fjalë jo të mira punëtorve aty, derisa njërin edhe e sulmuan, kurse menagjeri më pas u tha atyre duhet të largoheshin nga vendi.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes rreth 10 minuta pasi që janë larguar dy adoleshentët, ndërsa menagjeri nuk është arrestuar pasi që ka qenë duke u vetmbrojtur. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë