Loading…
Monografi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore
  • 14/06/2017 | 17:54

...

Suksesi më i madh i Agim E.Gashi u arrit me ndërtimin e instrumenteve muzikore me frymë.


“Rilindësi i Okarinës Ilire” i autorit Agim E.Gashi është monografia që u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare e cila i dedikohet mjeshtrit të instrumenteve muzikore, Shaqir Hoti.

Instrumentalisti i shquar, Shaqir Hoti është krijues i okarinave që krijojnë melodi të këndshme jo vetëm nga druri e dheu por edhe nga arra e kokosit.

Autori i kësaj monografie, Agim Gashi në parathënien e librit ka treguar se ajo çka e shtyu të shkruaj për këtë artistë të okarinës është përkushtimi i Hotit për artin muzikor në përgjithësi.

Mjeshtri, Shaqir Hoti është themelues i shumë melodive muzikore të kënduara nga emrat e mëdhenj të muzikës sonë popullore që nga Nexhmije Pagarusha, Shahindere Bërlajolli, e deri tek Shkurte Fejza.

Suksesi më i madh i këtij artisti u arrit me ndërtimin e instrumenteve muzikore me frymë, posaçërisht sukses epokal për të ishte riprodhimi i Okarinës së Artë, një instrument muzikor antik i gjetur në Runik të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë