Loading…
Mori pushim me pagesë për shërimin e qenit të sëmurë
  • 12/10/2017 | 13:33

...

Një italianes punëdhënësi i ka mundësuar pushim dyditor me pagesë në mënyrë që të kujdeset për qenin e saj të sëmurë, ka lajmëruar shoqata për mbrojtjen e kafshëve LAV, duke e përshëndetur këtë rast të pashembullt deri më sot, përcjell Gazeta Metro.


Gruaja jeton vetëm, ndërsa qeni ka nevojë për ndihmë emergjente veterinare. Ajo është e punësuar në universitetin e Romës, ndërsa punëdhënësi i lejoi mungesë dyditore nga ligjëratat për shkak të, siç qëndron në sqarim, “problemeve serioze personale apo familjare”.

Ajo ka përkujtuar se me ligjin penal italian është paraparë dënimi me burg për një vit apo me gjobë në shumën prej 10.000 eurove për çdo person i cili e braktisë kafshën e vet shtëpiake ose e lë në “vuajtje të padurueshme”.

“Fjala është për në hap të rëndësishëm përpara kur është fjala për kujdesin ndaj kafshëve”, ka thënë kryetari i shoqatës LAV, Gianluca Felicetti.

Italia është vend me 60 milionë banorë dhe me 60 milionë kafshë shtëpiake në të cilat italianët i shpenzojnë rreth dy miliardë euro. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë