Historia e Junikut është shumë më e madhe se territori i tij.
Por, në anën tjetër ato që i shtojnë bukurinë këtij vendi janë resurset natyrore. Ky vend i mbushur me pisha dhe përskaj tij Ereniku që i shton freskinë është vendi më atraktiv që mund të gjeni në këtë anë.
Natyrë e qetë dhe një pamje magjepsëse janë ato që secili nga ne i dëshiron. Ky është parku Moronica.
Moronica ka natyrë, shtigje të ecjes dhe shumë kënaqësi të tjera të cilat mund t’i përjetoni nëse veçse shkoni.