Loading…
Mos harroni, këto janë 6 pyetjet që duhet t’i bëni në takim të parë
  • 28/07/2018 | 18:17

...

Të ndërtosh një lidhje kërkon angazhim dhe përkushtim në të njëjtën kohë. Gjithashtu është edhe pak e vështirë të kuptosh nëse ke gjetur personin e duhur apo jo. Takimit të parë me dikë duhe t’i kushtoni rëndësi të madhe sepse ai do të vendosë se çfarë do të ndodhë me ju të dy. 


Studimet kanë treguar se në takimin e parë ju duhet të bëni të paktën këto 5 pyetje për të kuptuar botëkuptimin e personit që keni përballë, se çfarë mendon dhe çfarë pikëpamje ka.

Ja se cilat janë këto 5 pyetje që ju duhet t’i bëni në takimin e parë:

1.Cili ka qenë ndikimi më i madh në jetën tuaj?

Me këtë pyetje ju thjesht do të kuptoni se çfarë pretendon ai të bëhet në të ardhmen dhe çfarë gjërash i pëlqejnë.

2.Cili/a është shoku/shoqja më i/e ngushtë? Dhe çfarë pëlqen tek ai/ajo?
Por ju a keni atë cilësi që ai/ajo pëlqen tek shoku/qja e ngushtë? Sepse mbani mend, nëse ju nuk bëheni shok/qe me partnerin do të jetë e vështirë që të ndërtoni një lidhje të shëndetshme.

3.Cili është qëllimi juaj në jetë?
A janë fokusuar në karrierë? A dëshirojnë të jenë të martuar? A dëshirojnë të udhëtojnë? Përgjigja e kësaj pyetje do t’ju bëjë që të kuptoni nëse do të dëshironi të jeni me të në ardhmen.

4.Si i ke marrëdhëniet me prindërit dhe motrën ose vëllain?
Kjo pyetje është shumë e rëndësishme që të bëhet pasi ju në këtë mënyrë do të arrini të kuptoni natyrën e tij/saj dhe se si sillen ata me njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tyre. Nëse ata nuk sillen mirë me ta, pretendon se do të sillen mirë me ju?

5.Pse je ndarë nga e dashura e fundit që ke pasur?
Ka qenë faji i tij? Çfarë ka bërë? Përqëndrohuni tek përgjigja e tij sepse do të arrini të kuptoni karakterin e tij dhe se si ai sillet në një lidhje dhe sa i respekton femrat.

6.A ke tradhëtuar ndonjëherë?
Ai/ajo mund të përgjigjet me po ose jo, por ju vazhdoni më tej duke pyetur për arsyet se pse e çoi në atë veprim për të kuptuar natyrën e tij dhe nëse është i prirur drejt tradhëtisë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë