Loading…
Mos i bëni këto 7 gjëra gjatë shtatëzanisë, e rrezikoni jetën e bebes
  • 06/11/2017 | 15:17

...

Ndërsa mbani brenda trupit tuaj një bebe duhet të tregoni kujdesin maksimal duke evituar edhe disa veprime të caktuara. Në çdo moment duhet t’i bëni gjërat në mënyrën e duhur pasi muajt e parë janë tepër delikatë. Pra trimestri i parë nuk duhet të konsiderohet si një periudhë e lehtë për t’u kaluar.


Duke qënë kështu gruaja duhet të mos kryerjë disa veprime të caktuara në mënyrë që të mos e rrezikojë fëmijën.
Cilat janë këto veprime?

• Mos e stërmundoni veten me punë, qoftë në karrierën tuaj qoftë në shtëpi. Disa lëvizje janë totalisht për t’u evituar në shtatzani.
• Evitoni tensionet e mëdha emocionale që e acarojnë sistemin tuaj nervor dhe ndikojnë në rritjen e fetusit.


• Mos vishni rroba shumë të ngushta sidomos në zonën e barkut.
• Nuk duhet të konsumoni medikamente pa folur më parë me mjekun.
• Mos e teproni me aktivitetin fizik. Sportet tepër intensive nuk duhet të praktikohen.


• Mos bëni dush me ujë të nxehtë sepse mund të zgjerohen enët e gjakut dhe të ulet tensioni duke shkaktuar edhe gjendje të fikti.
• Mos e teproni me aplikimin e vajrave dhe kremrave në lëkurë. I përdorni në sasinë normale ndryshe mund të shkaktojë alergji në zonën e lëkurës. Një kujdes të madh duhet të bëni edhe me ushqimin tuaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë