Loading…
Mos i injoroni këto simptome: 6 paralajmërime për sulm në zemër
  • 11/02/2018 | 09:31

...

Para një sulmi në zemër, femrat ndjejnë ankth që nuk mund të shpjegojnë, dhe kjo ndodh edhe me meshkujt: ata ndiejnë dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe kanë aritmi.


Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët e shumë vdekjeve në botë. Mjekët shumë shpesh rekomandojnë kontrolle të rregullta ndërsa sidomos kur ka simptome që mund ta sjellin një sulm në zemër, kontrolli bëhet edhe më i rëndësishëm, transmeton gazetametro.net

Ndjeheni të lodhur

Lodhja ekstreme është një nga shenjat kryesore të një sulmi në zemër tek femrat, por hulumtimi ka treguar se edhe meshkujt e ndjejnë atë. Rraskapitja e vazhdueshme mund të sinjalizojë dobësinë e barkut të majtë, përgjegjës për pompimin e gjakut prej saj tek pjesa tjetër e trupit. Nëse nuk pompon gjak të mjaftueshëm, rezultati është lodhje sepse trupi nuk ka mjaft oksigjen të freskët.

Problemet me ereksionin

Deri te ereksioni vjen kur penisi është i mbushur me gjak, gjë që e bën atë më të fortë, por nëse enët e gjakut te meshkuj janë të dëmtuara, gjaku do të rrjedhë më pak dhe ekziston një problem me arritjen ose mbajtjen e një ereksioni.

Keni ngërçe deri sa ecni

Ngërçet mund të jenë një shenjë se ju keni një problem me arteriet. Deri te ngërçi vjen sepse më pak gjak kalon nëpër këmbë. Prandaj, në qoftë se ju filloni papritmas t’i ndjeni ato, menjëherë shkoni tek mjeku juaj.

Problemet me gërhitjen

Nëse keni probleme serioze të gërhimës, ndoshta keni apnea dhe kjo mund të çojë në një atak në zemër. Problemet e frymëmarrjes gjatë natës janë një stres i madh për trupin, që shkakton presionin e gjakut që rritet, zemra fillon të rrah pa kontroll dhe shanset për sulme në zemër rriten.

Përzierja

Një ndjenjë e përzier, molisje dhe vjellje nuk janë simptome të pazakonshme kur bëhet fjalë për sulme në zemër. Nervat e sistemit të tretjes janë të lidhura ngushtë me nervat në zemër.

Ndjenja e një parehati të madhe

Para një sulmi në zemër, femrat ndjejnë ankth që nuk mund ta shpjegojnë dhe kjo është situata që ndodh edhe me meshkujt: ata ndiejnë dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe kanë aritmi. Nëse kjo përsëritet, dhe nuk keni ndonjë diagnozë tjetër, duhet të shkoni te kardiologu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë