Loading…
Mos i shtyni fëmijët me dhunë të hanë bukë, ja çka jeni duke u bërë atyre (Foto)
  • 13/09/2017 | 22:24

...

Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes se si ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmëndëshëm që të mund t’i shmangim. 


Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme. Praktikat që përdorin të rriturit për të ushqyer fëmijën varion nga të ushqyerit me zor, të mbaruarit deri në fund pjatën, apo se kush mbaron i pari është kampion, apo mania e nënave që fëmija i tyre të hajë çdo gjë.

Dhe ajo që i vë kapakun, është të ushqyerit në rrugë. Të gjitha këto mënyra të ushqyeri që u cituan, janë veprime gjymtyese gati përdhunuese që ja kthejnë ushqimin në bezdi e dhunë fëmijës.

Prindër ushqyerja me zorr është dhunë e pastër. Të gjithë të rriturit dhe sidomos prindërit, nëse vërtetë dëshirojnë, që fëmija i tyre të ushqehet mirë, duhet të njohin më parë, se çdo të thotë dhe cila është në të vërtetë ushqyerja e mirë dhe pse duhet të jemi shumë të kujdeshëm e të vëmëndëshëm në këtë proces.

E ngrëna është një proçes i dyfishtë psiqik. Ekzistenca dhe perceptimi i vetes dhe mjedisit, si i mirë apo i keq, i kanë zanafillat pikërisht tek ushqyerja.

Fëmija fillon të perceptojë veten më vete, pikërisht kur fillon shtesa ushqimore në periudhën 4-6 muaj. Kujdes prindër mos, e ktheni fëmijën në një shishe që duhet mbushur me ushqim.

Nga Lira Gjika Pediatre./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë