Loading…
Mos iu gëzoni tdiellit! Nga nesër rikthehen reshjet, këto temperatura ju presin | Tabela për 5 ditë
  • 20/06/2018 | 21:32

...

Ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.


Siç parashikon Prishtina Weather, shtrëngata me shi dhe moti i ftohtë do na shoqërojnë këtë fudjavë, përjcjell Gazeta Metro.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

Parashikimi i detajuar i motit nga nesër (21 qershor) deri më 25 qershor:

20.06.2018 – Fusha të presionit të lartë që depërtuan ditën e mërkurë mbi rajon, të enjten do të zhvendosen në lindje, derisa nga veriu i kontinentit një front i ftohtë ditën e premte pritet të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për shtrëngata me shi, e në fundjavë depërtimi i masave të ftohta ajrore, do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.
21.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.
22.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.
23.06-24.06 – Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vrnaët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë. Të dielen mot pjesërisht i vranët.
25.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Nga pasditja mundësi për reshje lokale shiu.

TABELA E TEMPERATURAVE

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres rreth vlera normale, e më pas do të shënojë rritje./Gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë